Evidentimi i problematikave në mjedis me qëllim përmirësimin e politikave dhe përafrimin me standardet ndërkombëtare është vetëm një nga kapitujt që Shqipëria duhet të realizojë me sukses në mbrojtje të mjedisit dhe të një zhvillimi të qëndrueshëm të tij. Ky ishte qëllimi i aktivitetit të sotëm mes Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) dhe ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, bashkëpunim që ka sjellë një projekt konkret në mbështetje të politikave që ndjek ministria e Mjedisit në përmbushje të këtij standardi.

“Falë këtij bashkëpunimi ne sot kemi një axhendë të përcaktuar qartë brenda projektit tonë Clean&Green2020 apo pasqyrimit të një Shqipërie ambjentale më të pastër deri në 2020 që kanë të bëjnë me veprime konkrete për zhdukur arsyet pse ne bëhemi pis, duke filluar që nga mënyrat e hartimit të strategjisë së menaxhimit të mbetjeve urbane dhe për këtë mund të listojmë një sërë aktivitetesh që kemi realizuar gjatë këtij viti, duke filluar nga miratimi I ligjeve, miratimi I praktikave, miratimi I këshillit të ministrave dhe fillimin e implementimit në terren në mënyrë të re të funksionimit të mbetjeve urbane, po ashtu me një praktikë si psh reduktimi i mbetjeve plastike që kemi në vendin tonë ku kemi bërë hapa dhe progres të konsiderueshëm falë një këmbëngulje të vazhdueshme të institucioneve në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Po ashtu kemi realizuar një sërë ngritjesh standartesh për histori që kanë shqetësuar mjedisin shqiptar në këto 20 vite; si problematikat e guroreve, skrapit, mbetjeve të caktuara dhe kemi përcaktuar praktikat tona brenda kuadrit Clean&Green plot 19 industri, të cilat dëmtojnë mjedisin dhe që të gjitha këto kanë nevojë për të ndërtuar një set standartesh dhe kriteresh të cilat do të përcaktojnë politikat tona në vendosjen e një komunikimi krejt ndryshe me gjithë botën mjedisore”, tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit,

Blendi Klosi, i cili thekson nevojën e të pasurit të kritereve transparente, të monitoruara, të implementueshme, për të reduktuar maksimalisht hapësirën për abuzim qoftë edhe nga vetë institucionet e administratës publike. “Ne do të vazhdojmë me shumë konseguencë luftën tonë për të pasur një Shqipëri të pastër dhe turistike brenda vitit 2020 dhe për të dy këta sektorë ju jeni shumë të domosdoshëm dhe jeni të mirëpritur në ministrinë e turizmit dhe Mjedisit. Duam bashkërendim, bashkëpunim dhe një ndërgjegje qytetare pasi mjedisi është një problematikë, që nuk mund ta bëjnë vetëm institucionet mjedisore. Është një problematikë , e cila kërkon kontributin e të gjithë shqipërisë dhe për të realizuar këtë mbështetje këtë qytetare, ne duam shumë kontributin e ekspertëve të pavarur”, u shpreh ministri Klosi.