Disa ditë më parë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola në një intervistë për mediat cilësoi futbollistin e Liverpool, Sadio Mane si aktrues në fushë.

Këto komente nuk i kanë pëlqyer aspak trajnerit të Mane, Klopp, megjithatë ky i fundit nuk ka ndonjë inat personal me spanjollin.

Pak ditë para ndeshjes, Klopp ka thënë edhe disa fjalë tjera për rivalin e tij, Guardiola, por kësaj radhe duke e vlerësuar lartë.

“Jam në një situatë të njëjtë si ai: Ne vazhdimisht pranojmë pyetje dhe ndonjëherë themi atë që është në mendjen tonë, pa menduar gjërat e tjera” ka thënë Klopp.

“Jam në rregull me të. Nuk mund të kisha më shumë respekt për Guardiolan, e njoh prej një kohe të gjatë. Është gjë e madhe të jem konkurrenti i tij.”

“Për mua, ai është trajneri më i mirë në botë dhe ne kemi shansin të fitojmë kundër skuadrës së tij, gjë që është shumë e vështirë” ka thënë tej gjermani.

Mbetet të shihet se çfarë do të përgatis Klopp si plan për të ndalur skuadrën kampione të Premierligës.