Duket se pavarësisht situatës së vështirë, njerëzit kanë gjetur forcën të bëjnë edhe humor në Venecia.

Një foto është bërë simbol i kësaj situatë të vështirë, ku një grua shfaqet në mes të ujit dhe për të mos prishur pantallonat dhe çizmet vendos ti heq ato duke kaluar ujin vetëm me mbathje.

Një fotoreporter e ka fotografuar dhe kjo foto është bërë virale.

Niveli i ujit në Venecia preku 187 centimetra në orën 22:50 të së martës, niveli i dytë më i lartë historik pas përmbytjes me 194 cm në 1966.

Administrata komunale ka vendosur ta mbyllë çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve në qytet dhe në ishujt e Lagunës. Tre autobusë uji u mbytën ndërsa ishin të ankoruar në Sant’Elena, gondolat u shkëputën nga limanet, një zjarr goditi një kabinë elektrike pranë muzeut Ca ‘Pesaro.

Si pasojë e motit të keq dy njerëz humbën jetën në Pellestrina. /albeu