Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka reaguar me nje paralajmerim te forte per gjithe ata qe brenda sistemit te drejtesise veprojne ne shkelje te ligjit.

Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne rrjetin social “Facebook”, duke kujtuar rastin me te fundit, ku Gjykata e Tiranës liroi nga burgu administratorët e kompanive të transportit publik, që u arrestuan pak ditë më parë nën dyshimin se falsifikonin bileta urbani dhe la ne burg punonjesit, numri dy i qeverisë shkruan se pergjigja do te jete Vetingu.

“Nderkohe, do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi; E keni kot, kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush, kemi cdo gje ne leter, ze e figure! Mos u zhysni edhe me ne krim, do ju kushtoj shume shume me shtrenjte!”, shkruan ai.

Postimi i Erion Braçes:

KJO ESHTE #DREJTESIAEVJETER QE KEMI!
Ky eshte produkti i kesaj #Drejtesie; Pronaret e administratoret ne shtepi, punetoret e tyre ne burg!

Cdo inspektor te #Tatimeve, cdo oficer te #PoliciseseShtetit qe merret me krimin ne ekonomi, cdo prokuror qe u morr drejtperdrejt me hetimin e kesaj ceshtjeje dhe qe sot ndjehet i tradhetuar nga nje pjese e shtetit ku sherben;dua ta falenderoj per superpunen e bere profesionalisht e ne perputhje me ligjin,dua ti them edhe qe duhet bere durim edhe pak, shume pak: NE VETTING KA RRADHEE RRADHA PO VJEN SHPEJT,ME SHPEJT SEC KETA KANE PARASHIKUAR NE PLANIN E TYRE TE BIZNESIT!

Duhet qe te gjithe bashke te bejme punen qe kemi nisur, ndershmerisht,drejt e ne perputhje me ligjin!
Keta perballe do jene me biznesin e tyre paligjshem qe ka shkaterruar nje sistem te tere drejtesie.

Ne nuk kemi pune me keta;ME KETA KA PUNE VETTINGU!Ne kemi pune me #DrejtesineeRe,per cdo shkeles ligji,pavaresisht pushtetit politik e ekonomik, miqve ne politike dhe biznes,parave e pronave qe kane;por edhe per cdo gjyqtar qeeshte mu si keta,shkel ligjin duke e bere ate me gunga per punetoret dhe magnet parash ne njeren ane, sfungjer ne anen tjeter per pronaret e paligjshem!

Nderkohe,do vijoj te komunikoj me te paligjshmit ne ekonomi;E keni kot,kot i digjni letrat, jemi nje hap para jush,kemi cdo gje ne leter, ze e figure!Mos u zhysni edhe me ne krim,do ju kushtoj shume shume me shtrenjte!Rruga e drejte, e ligjshme dhe korrekte ne pagimin e tatimeve e taksave,ju kushton shume me lire!