Armina Mevlani u “zhduk” nga rrjetet sociale pas tërmetit të fuqshëm me pasoja fatale, ku 52 persona ndërruan jetë dhe mbi 900 të tjerë mbetën të plagosur.

Ajo nuk bëri asnjë postim apo solidarizim për të prekurit nga tërmeti në rrjetet sociale si shumë figura të tjera të ekranit.

Ajo është rikthyer sërish dhe i ka treguar ndjekësve arsyen pse nuk ka qenë fare aktive në rrjetet sociale.

Përmes një statusi në “Instagram”, Armina tregon se i është thyer zemra në copëza nga ato që ka parë dhe dëgjuar për tërmetin në televizor.

Më tej ajo vazhdon duke thënë se fama dhe pushteti janë një gënjeshtër e bukur, por në fund shkojnë të gjithë në të njëjtën rrugë.

“Te dashur miqte e mi! Keto kane qene dite te veshtira per familjet e demtuara,per te gjithe ata qe kane humbur te dashurit e tyre dhe per te gjithe ne .

Nuk kam qene e pranishme ne postime sepse me eshte thyer zemra ne copeza nga cdo lajm qe kam degjuar dhe me dukej sikur nuk ishte jeta qe po jetoja dhe nuk dua te pranoj qe ky mund te jete realiteti, e kam perjetuar me shume ankth gjithcka .

Jemi kaq te brishte ne njerezit dhe me keto gjera qe ndodhin kuptojme sesa pak rendesi kane gjerat e vogla ne jete dhe sesi ne te tilla tragjedi mund te perfshihet cdo kush prej nesh.

Nuk ka kuptim arroganca, mosmirnjohja, percmimi, por duhet te bejme vetem mire dhe ti urojme vetem mire cdo kujt sepse kjo jete per ne eshte vetem nje test,dhe ne fund..te gjithe te jemi te barabarte.

Fama apo pushteti jane thjeshte nje genjeshter e bukur per ata qe duan ta besojne sepse ne ndjejme njesoj, lumturohemi njesoj, vuajme njesoj dhe ne fund te gjithe shkojme ne te njejten rruge.

Po mundohem te ndihmoj me sa kam mundesi por nuk deshiroj te bej publike asgje.

Shpresoj qe kjo te jete kalimtare dhe mos te perseritet me kurre dhe lutem cdo nate qe zoti te lehtesoje dhimbjet e te gjithe atyre qe kane humbur te afermit e tyre.

Falenderoj zotin per familjen time dhe te gjithe ju qe jeni mire”, shkruan Armina Mevlani.