Një teori që po qarkullon së fundmi pretendon se “Kiki” e Drake i drejtohet Kim Kardashian.

Ky pretendim është ngritur nga Tyler Morrison, një person i thjeshtë, i cili ka bërë një analizë të këngës dhe lidhjes së fshehtë që Drake ka pasur me Kim Kardashian.

Sipas fansit, Kiki është Kim K pasi edhe pseudonimi i saj është kështu. Gjithashtu mendohet se dyshja kanë pasur një të kaluar romantike shumë të fshehtë

Megjithëse këto detaje mund të jenë thjeshtë rastësi. Nuk do të ishte diçka e pazakontë që mes Kim dhe Drake të ketë pasur ndonjë shkëndijë, pasi reperi njihet për historitë e tij të dashurisë me vajzat më të famshme të industrisë.