Disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji për 6 orë, ditën e nesërme. Shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike nga ora 09:00-15:00, janë punimet që do të kryhen në disa kabina.

OSHEE njofton se ndërprerje të energjisë do të ketë në rrugën ” Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”.