Shqiptaro-Amerikani Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, së bashku me një delegacion nga diaspora prej ditësh janë në zonat e prekura nga tërmeti.

“Është përgjegjësia jonë për të qenë këtu për njëri tjetrin në kohë të vështira. Dua t’ua bëj të qartë, diaspora është këtu për të qenë pjesë e zgjidhjes. Jemi këtu të rehabilituar atdheun për t’u përqendruar tek lehtësimi i dhimbjes dhe për të dhënë mbështetjen për personat në nevojë. Mesazhi ynë ka qenë “Ju nuk jeni të vetëm, çfarë mund të bëjmë dhe çfarë iu duhet”.

“Objektivat afatgjata janë gjetja e strehimit dhe zgjidhjeve të përhershme, që kërkon një periudhë për të rimenduar të ardhmen e Shqipërisë kur vjen fjala për zhvillimin e rindërtimin. Duke e ditur se jetojmë në një zonë të cënueshme nga tërmetet të këtij rajoni duhet të mësojmë ta parandalojmë këtë në të ardhmen dhe kjo është një thirrje për qeverinë. Inxhinierët nga e gjithë bota, arkitektët, mjekët, punonjësit socialë, ejani në atdheun tuaj. Shërbimet dhe profesionet tuaja nevojiten këtu”.