Tërmetet e ditës së sotme kapën të papërgatitur shumë qytetarët. Po ju sjellim një manual të thjeshtë se çfarë duhet të bëni në rast se lëkundjet e forta të termetit do të ripërsërite.

Hapi i parë Në momentet që bie termeti duhet të qëndroni të palëvizur, edhe kur jeni në shtëpi apo në rrugë.

Hapi i dytë Kur jeni brenda në shtëpi, futuni poshtë tavolinës apo midis skeletit të derës.

Hapi i tretë Mos merr ashensorin, por merrni shkallët.

Hapi i katërt. Qëndroni në distancën nga ndërtesat nëse jeni jashtë dhe as afër pemëve. Kur je duke lëvizur me makinë, duhet të ndaloni dhe të parkoni makinën.

Hapi pestë. Nëse je duke gatuar, mbyllni gazin apo sobën dhe hapni dritaret. Në të tilla raste mos ndizni cigare apo çakmakë. Po ashtu nuk rekomandohet të flisni në telefon.