Ambasada Amerikane ka një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për një vizë imigruese në SHBA. “Aplikantë për vizë imigruese: pasi të mësoni datën tuaj të intervistës nga NVC, dy javë përpara datë së intervistës ju duhet të dërgoni dokumentet origjinale (listuar këtu 👉 http://bit.do/eKuMS) me postë në Seksionin Konsullor. Lexoni këtu 👉 https://go.usa.gov/xEn4m #pyetanen”,- sqaron ambasada përmes një postimi në Facebook.

Kujtojmë se për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese.

Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS).