“Për gjithë 2019-n, nuk ka vende të lira, kthehuni vitin tjetër”. Ka qenë kjo përgjigja e spitalit “Profili di Fabriano” nga Ankona, e Italisë për një të moshuar mbi 100 vjeçare, e cila ka nevojë urgjente për një ekografi të mëlçisë. “Mjeku i turnit, rrëfeu e bija e Ida Cucco, 102 vjeç. Më lëndoi duke më thënë se nuk ka vende të lira jo vetëm në Fabriano, por në të gjitha zonat e tjera”.

Por, sipas Rajonit, ekografia është mëse e realizueshme brenda vitit. “Nënës sime, tashmë prej katër vitesh, i aplikohet dializa, falë së cilës jeton.”, ka thënë e bija. “Periodikisht, ka shtuar, situate e saj duhet kontrolluar dhe para disa ditësh iu drejtuam një mjeku radiolog nga Ankona, i cili e kaloi lehtë këtë vizitë.”

Për për ekografinë, e kërkuar me urgjencë nga mjeku, lista e pritjes szgjaste shumë, aq sa, alternative e vetme ishte që gruaja e moshuar t’i drejtohej sektorit privat. Pas denoncimit të së bijës, vjen edhe përgjigja nga Rajoni Marche: “Vizita mund të kryhet brenda vitit”