Ky është momenti i tmerrshëm ku dy anëtarë të forcave ajrore të Kolumbisë humbin jetën gjatë një parade.

2 ushtarakët po kryenin një marifet në ajër teksa ishin lidhur me litar në një helikopter dhe mbanin flamurin kombëtar, por papritmas litari këputet dhe ata bien në tokë.

Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë tha që po heton shkaqet e tragjedisë.