Ambasada Amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi në “Facebook”  ka njoftuar se të gjithë ata të cilët kanë dëshirë që të vizitojnë Amerikën këtë verë, duhet të bëjnë kujdes me zbatimin e  vizës.

Në një njoftim të bërë publik në faqen zyrtare të Facebook,  Ambasada shkruan:

Unë dhe Kenny e dimë se shumë njerëz do të udhëtojnë për në SHBA këtë verë. Ne shpresojmë që t’ia kaloni sa më mirë, por kini parasysh që është shumë e rëndësishme të zbatoni rregullat e vizës gjatë vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.V.D