Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin. Vranësirat më të dendura do të jenë në ultësirën perëndimore dhe ekstremin verior.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me të njëjtat kushte, por pa rrezikuar nga reshjet e shiut. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në të dy vlerat ekstermale, duke luhatur vlerat ditore nga -2 deri në 8 gradë celsius.