Janë 77 vjeç dhe janë pros titutat më të moshuara të Amsterdam-it . Martien dhe Louise Fokkens janë dy binjake që në emisionin “Live – Non è la d’Urso” në Canale 5 rrëfejnë se kanë patur marr ëdhënie me rreth 355 mijë burra.

Pas më shumë se 50 vjet aktivitet në lagjen me drita të kuqe të kryeqytetit holandez, motrat saktësojnë: “Nuk kemi shkuar në shtrat me të gjithë, por i kemi bërë të lumtur të gjithë këta burra “.

Binjaket hynë në studio duke vallëzuar dhe më pas argëtuan publikun duke kënduar një këngë që zakonisht e këndonin gjatë aktivitetit të tyre. Pavarësisht moshës, dy 77 vjeçaret tregojnë se nuk e kanë humbur gjallërinë dhe pyetjes së moderatores Barbara d’Urso “jeni beqare apo të martuara?”, një nga binjaket iu përgjigj: “Për momentin jemi single, por kemi miq “.