Olti Curri do të jetë sot i ftuari special i emisionit “3shat” në Vizion Plus. Mes pyetjeve interesante për marrëdhënien e tij me Noizy-n pas sherrit online që pati me reperin, Olti Curri iu përgjigj edhe një kurioziteti të Bora Zemanit.

Kjo e fundit i bëri një pyetje mjaft të sikletshme që jo çdo kush do të kishte dhënë përgjigjen e Oltit: “Ke përdorur ndonjëherë drogë”?, e pyeti moderatorja. “Po, kam përdorur!”, u përgjigj sinqerisht Olti Curri pa asnjë hezitim për të zbukuruar përgjigjen e tij.

Nuk e dimë nëse i druhej makinës së të vërtetës, për të dhënë këtë përgjigje, gjithsesi kurioziteti ynë është të dimë për raportin e tij me Noizy-n pas sherrit të bujshëm. Nuk na mbetet gjë veçse të presim emisionin e sotëm!