I ftuar në emisionin e Kastro Zizos “Late night show”, Bes Kallaku ka folur dhe për një ndër personat më të rëndësishëm të jetës së tij, ijen. Gjyshja e tij jeton në Bubq, në vendin e famshëm prej nga vjen dhe aktori i njohur i humorit, Besi.

Kastro Zizo i ka drejtuar pyetjen e drejtpërdrejtë aktorit, nëse e ka përdorur gjyshen e tij për marketing, pasi me daljet e ijes e gjithë vëmendja e rrjeteve sociale ishte tek ajo.

Por, siç e ka theksuar edhe më parë

“Jo, jo. Nëse ka njeri që unë e kam pikë të dobët ajo është ija. Dora e saj është kripë. Të gjithë shijen e bukës gjithë shijen e ushqimit, gjithë shijen e dashurisë ajo ta ushqen… dora e saj është sheqer. E futa në klipe dhe filloi duke i pëlqy. Pastaj ngaqë fillova duke e nxjerr filloi të dilte prap se po i pëlqente, dhe pastaj hapi Instagram. Filluan i çuan dhurata, ndalonin në Bubq edhe shqiptarë të Kosovës për ta takuar,”- është shprehur Bes Kallaku.