Teksa mbrëmë transmetohej një mbrëmje e veçantë, dedikuar Alban Skënderaj kuptuam se këngëtari ishte një pasqyrë e të atit. I qetë, i artikuluar dhe me pasion për jetën, Qerim Skënderaj ka rrëfyer për detaje nga fëmijëria e Alban Skënderaj, por edhe për marrëdhëniet e veçanta me nuset.

“Kë ke nusen më të mirë?”– i është drejtuar babait të Alban Akënderaj, moderatorja Jonida Shehu.

“Kjo është një pyetje njëçik intriguese! Për mua janë të gjitha njësoj, duke pasur secila veçorinë e tyre. Marrëdheniet e mia me to janë si baba me të bijën, veçanerisht për ato atje e kam ndjerë këtë lloj detyrë sepse i kanë munguar prindërit e tyre. Ndërsa raporti me Miriamin ka edhe diçka tjetër se përveç këtij raporti unë komunikoj me Miriamin edhe në fushën artisike.”-është shprehur Qerim Skënderaj.