Sot do të betohet kryetari i ri i bashkisë Kavajë, Redjan Krali. Por kryetari në detyrë i zgjedhur nga PD-ja, Isa Sakja shprehet se nuk do ta lirojë zyrën, ndërsa jashtë godinës janë mbledhur mbështetës të opozitës.

“Kemi nnjë dekret për zgjedhjete më 13 tetor.

Sot do të jem në detyrë. Vazhdoj detyrën, nuk mund të lë bashkinë kur vetëm 5 përqind e qytetareve të Kavajës kanë votuar.

Nuk do ta liroj zyrën, për mua një ditë normale pune”.

Ndërkohë që PS-ja pritet që të veprojë si në rastin e Devollit duke e bërë mbledhjen e konstituimit në godinën e n/prefekturës. (TemA)