Emocione, gola, raste të shumta të humbura dhe polemika në sfidën mes Luftëtarit dhe Bylisit.

Ne Gjirokastër gjithçka përfundoi në barazim 1-1 në një ndeshje shumë të luftuar. Një rezultat deri diku i drejtë për mënyrën sesi rrodhi ndeshja edhe pse në pjesën e parë Bylisi luajti më mirë, duke goditur dy herë shtyllën që në minutat e para me Ntepe.

Dëmtimi i Guindos i prishi disi planet trajnerit Dovedan i cili hodhi Celis që në minutën e 10-të. Loja u bë shumë interesante në minutat e fundit të pjesës së parë kur Filit iu mohua goli nga Goxha mbi vijën fatale ndërkohë që në vazhdimin e aksionit Celis gaboi i vetëm përballë Qyranit duke u ndalur nga portieri i Luftëtarit.

Nepjesën e dytë pas shumë përpjekjesh gjirokastritët gjetën golin e avantazhit në zhvillimet e një goditjeje këndi me Donald Açkën që i shpëtoi mbrojtjes së Bylisit dhe goditi saktë me kokë duke mposhtur Hidin në minutën e 62-të, por pas një goli të anulluar ndaj Celis për pozicion jashtë loje, Bylisi arriti të gjente baraspeshën me Islin Hidin në minutën e 76-të pas një penalltie të fituar nga Goxha.

Deri në fund shifrat nuk ndryshuan më, ndërkohë që trajneri i Luftëtarit Marantas nuk i ndali protestat e tij te Jorgji për penalltinë e dhënë në favor të Bylisit.