Janë luajtur tri ndeshjet e para të kategorisë superiore të vlefshme për javën e nëntë. Të trija ndeshjet përfunduan me fitoret bindëse të skuadrave pritëse.

“Kukësi” ia doli të rikthehet te fitorja teksa triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj skuadrës së “Luftëtarit”, në sfidën e zhvilluar në Kamëz.

Surpriza me emrin “Bylis” ia doli të mposhtte kryeqytetasit e “Tiranës” me rezultatin 3-1, duke marrë kështu kreun e klasifikimit të kampionatit me 16 pikë.

Ndërkohë “Laçi” i drejtuar nga Armando Cungu ka marrë një fitore bindëse, 3-0 përballë “Teutës”, që shkonte si kryesuese e kampionatit në këtë transfertë.

Java e nëntë mbyllet me supersfidën “Partizani” – “Skënderbeu” e cila luhet ditën e enjte në orën 15:00.