Karim Benzema ka sulmuar presiden tin e federatës franceze të futbollit, Noel Le Graet, pasi ky i fundit deklaroi se kombëtarja ishte shkëputur përfundimisht nga sulmuesi. Benzema nuk e vesh fanellën trekolor që prej vitit 2015 kundër Armenisë, pas përfshirjes në skandalin e shantazhit seksual kundër ish-shokut të skuadrës Matjë Valbuena.
Karim Benzema ka sulmuar presidentin e federatës franceze të futbollit, Noel Le Graet, pasi ky i fundit deklaroi se kombëtarja ishte shkëputur përfundimisht nga sulmuesi. Benzema nuk e vesh fanellën trekolor që prej vitit 2015 kundër Armenisë, pas përfshirjes në skandalin e shantazhit seksual kundër ish-shokut të skuadrës Matjë Valbuena.

Por pavarësisht formës së tij të mirë me gjigantët e Realit të Madridit këto vite, ai u injorua përsëri nga trajneri Didie Deshamp, duke u lënë jashtë listës së skuadrës së Botërorit të Rusisë.

QEJFMBETJA – Dhe presidenti i FFF-së, Le Graet, i cili në të shkuarën ka qenë një ndër të paktët persona që e ka mbështetur ish-sulmuesin e Lionit publikisht, tashmë e bëri të qartë se Franca nuk duhet të bëjë më plane me 30-vjeçarin për të ardhmen dhe duhet ta harrojë atë. “Kjo është një histori e vjetër dhe nuk mund t’i rikthehemi”, shpjegoi ai për gazetën “L’Equipe”. “Të gjithë bien dakord se ai është një lojtar i shkëlqyer.Ka qenë gjithnjë një titullar me Realin e Madridit, por me Francën i takon pjesës së historisë. Skuadra jonë tani ka një stil të caktuar loje dhe ne nuk mund të kthehemi pas”. Pasi dëgjoi këto fjalë të presidentit, sulmuesi shpërtheu gjithë zemërimin e tij me një status në “Twitter”: “Zoti Graet, me gjithë respektin, ju humbët një mundësi për të qëndruar të heshtur. Unë e kam zbuluar fytyrën tuaj të vërtetë dhe ajo nuk është ajo që më thoshte se ju më vlerësonit dhe nuk do ta diskutonit temën e përzgjedhjeve të skuadrës”.j.j