Abuzimi me cilësinë e karburanteve është e njëjtë me informalitetin fiskal thotë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Madje, sipas saj, të dyja shkeljet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Balluku lajmëroi një aksion të gjerë për kontrollin e cilësisë së karburanteve, dhe kërcënoi me vendosje gjobash deri në mbyllje aktiviteti.

Ministrja Balluku tha se kontrollet do të përfshijnë dhe industrinë nxjerrëse dhe atë përpunuese.

Brenda vitit do të ketë dhe një ristrukturim të inspektoriatit shtetëror teknik dhe industrial me shtim kapacitetesh dhe ngritjen e një laboratori për kontrollin e cilësisë së karburanteve në Porto Romano.