Energjia e rinovueshme, një komponent potencial që diversifikon sektorin energjitik të vendit tonë.

Kështu shkruan Kryeministri Rama në facebook, duke iu referuar shembullit që sjell Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, për bashkëpunimin mes qeverisë dhe sipërmarrjes.

Gjatë një interviste për ERTV, Ministri Shalsi, tregoi si shembull të partneritetit mes bizneseve dhe qeverisë, rastin e sipërmarrjeve te sektorit të energjisë së rinovueshme.

Ai tregoi se si vendit tonë i mungonte kuadri ligjor për investimet në panelet diellore dhe se si pas kërkesave të shumta nga bizneset dhe tavolinave të përbashkëta të diskutimit, qeveria arriti të mundësojë kuadrin e duhur ligjor që i hap rrugën sipërmarrjeve të energjisë së rinovueshme.

Kuadri ligjor i nevojshëm ka bërë tashmë të mundur që këto lloj biznesesh të firmosin kontratat e para.

“Në vitin 2014 një shqiptar i kthyer nga emigracioni më kontaktonte dhe donte me doemos të ndërtonte një panel fotovoltaik por kishte zbrasëti ligjore, e na zbuloi që ky nuk ishte i vetmi, por kishte me dhjetra ankesa të depozituara në organe. Kishte një kërkesë në rritje për të instaluar panelet, ndërkohë që kishte një kuadër ligjor të mangët. Ne filluam bisedimin me ministrinë e energjisë së asaj kohe për të përshtatur fillimisht legjislacionin, pra shtysat ishin të këtyre individëve. Pas dy muajsh bisedimesh intensive mes palëve arritëm në firmosjen e marrëveshjes që i hap udhë miratimit të udhëzimit që e bën të mundur hapjen e një kapitulli të ri investimesh në sektorin e energjisë dielloresh“, shpjegoi Shalsi.

Ministri foli edhe për punën e bërë në mbrojtje dhe avokati të sipërmarrjes në vendin tonë, duke theksuar se sot Shqipëria është një vend më miqësor dhe i sigurt për investitorët e huaj.

Sipas tij, një nga rezultatet e punës së Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, është vendosja e komunikimit të drejtpërdrejtë dhe transparent të biznesit me administratën publike, pasi nuk kanë qënë të rralla rastet kur administrata ka qënë e shkëputur nga realiteti i biznesit.

“Teksa një ankesë depozitohet pranë zyrave tona, shohim nëse ëshë problem institucional, kemi të bëjmë apo jo me një mangësi ligjore, kemi të bëjmë me punonjës të cilët janë të papaftë, apo kemi të bëjmë me aspekte korruptive, e shohim në disa aspekte dhe ajo që jemi munduar të bëjmë është që të gjurmojmë problematikën për të kuptuar rënjët e problemit”, tha Shalsi.

Risia e fundit-shtoi Ministri- është rrjeti i koordinatorëve në menaxhimin e problematikave midis biznesit dhe qeverisë.

“Është krijuar rrjeti i koordinatorëve të biznesit, përmes bashkëqeverisjes, ku pranë çdo ministri dhe pranë çdo institucioni të rëndëishëm qëndror, ka një person të dedikuar që merret me kërkesat, ankesat, vërejtjet, sugjerimet e biznesit”, tha ai.

ERTV Intervista🎤 : Në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Shalsi ndan me ne një shembull domethënës të bashkëpunimit mes sipërmarrjeve dhe qeverisë, që i ka hapur rrugën zhvillimit të një sektori potencial në vendin tonë, atij të energjisë diellore🌞Pas kërkesave në rritje nga bizneset që dëshironin të montonin panelet fotovoltaike, por në mungesë të një kuadri ligjor të përshtatshëm, arritëm që përmes tryezave të përbashkëta me ta, të kemi kuadrin e duhur ligjor që hap një kapitull të ri për këdo që dëshiron të investojë në panelet diellore👍E ndërkohë që diversifikohet sistemi energjitik shqiptar, ngritja e rrjetit të koordinatorëve të biznesit në çdo ministri, është një tjetër mundësi për të patur një komunikim të drejtpërdrejtë dhe efikas me sipërmarrjen në vend🙏#Shqipëriaqëduam 🇦🇱☀️

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 9. Oktober 2019