Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43-vjeçar pasi iu gjet me vete një sasi e vogël heroine.

Gerti Duda, banor i lagjes “Çelepias” të Beratit ndodhej afër shkollës “Vasil Goxhomani” kur policia i bëri kontroll fizik. “Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ”13 Shtatori”, afër shkollës “Vasil Goxhomani”, nga kontrolli fizik që u ushtrua nga shërbimet e policisë i’u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Heroinë”, njofton policia e Beratit.

Mësohet se Duda njihet si shpërndarës droge. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.