Një ditë pasi u kapën 21 emigrantë në fshatin Trestenik, edhe 17 të tjerë janë kapur sot në kufirin e gjelbër të Kapshticës. Emigrantët u kapën në afërsi të fshatit Trestenik dhe Vernik. Burime për Ora News raportojnë se mes tyre janë fëmijë, gra e burra të kombësive të ndryshme si sirianë, irakianë dhe marokenë.

Fluksi i hyrjes së emigrantëve në vend vijon të jetë i lartë. Çdo ditë kapen refugjatë në fshatrat kufitarë. Disa kërkojnë azil dhe dërgohen në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë ndërsa pjesa tjetër kthehet mbrapsht. Të enjten më 19 shtator u kapen 21 emigrantë në fshatin Trestenik.