German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels. / AFP PHOTO / JOHN THYS

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas theksoi se fillimi i negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian (BE) me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte i nevojshëm. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë arritur progrese. Ne duhet t’u ofrojmë perspektivë europiane të besueshme këtyre vendeve dhe të fillojmë negociatat e anëtarësimit”, deklaroi Maas pas takimit me homologun kroat Gordan Grliç Radman në Berlin.

Maas shtoi se kjo çështje jo vetëm që është diskutuar brenda qeverisë gjermane, por edhe po zhvillohen takime në Kuvendin Federal në lidhje me këtë çështje.

Maas rikujtoi se më 1 janar të vitit 2020 Kroacia merr presidencën e radhës së Bashkimit Europian, ndërsa Gjermania në gjysmën e dytë të vitit 2020 duke shtuar se është e rëndësishme që për këtë arsye, të dy vendet të koordinohen në lidhje me çështjet e BE-së.