Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se është dëshpëruese që negociatat për anëtarësim në Bashkimin evropian të mos hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendim i ardhur ky jo surprizë, pas vetos së Francës. Në një konferencë për mediat gjatë samitit të liderëve të BE-së për çështje të nxehta të unionit, Merkel tha se Gjermania dëshiron që negociatat për dy vendet të hapen pasi si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë progres. Por kjo tha Merkel – nuk ka bërë ende që shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim unanim. “Ka pasur ndasi sa i përket një procesi të përbashkët integrues të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut”.

Merkel u shpreh se Shqiperia ka arritur te beje reforma te medha, si ajo ne drejtesi dhe se Maqedonia poashtu ka bere detyrat e dhena nga BE, ndaj ndihet e deshperuar qe nuk u hapen negociatat per shkak te perplasjes me Francen.

‘Franca dha kundërshtimin e saj sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, tha Merkel, duke e vlerësuar një vendim dëshpërues për të dyja vendet. ‘

Duke theksuar se BE nuk mbajti premtimin, Mekel tha:

”Kur bëjmë premtime duhet t’i mbajmë ato dhe jo t’i kthejmë shpinën vendeve. Janë disa faza sa i përket anëtarësimit në BE, unë vërtet dua një bashkim të këtyre vendeve, por më parë duhet të kalojnë në faza të ndryshme të këtij procesi”, tha Merkel.