Austria ka rikonfirmuar sot mbështetjen për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kancelarja e Austrisë, Brigitte Bierlein ka deklaruar sot në Këshillin Europian se, “Austria është dhe do të mbetet një partnere e besueshme e shteteve të Europës Juglindore dhe mbron hapur nisjen e bisedimeve të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në interes të besueshmërisë së BE”.

Zgjerimi i Bashkimit Europian dhe hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është në qendër të axhendës dyditore të Samitit të krerëve të BE-së, që zhvillohet më 17-18 tetor në Bruksel.