Juventusi kërkon të përforcohet dhe një nga objektivat kryesorë të merkatos është sulmuesi i Salzburg, Erlind Haaland. Norvegjezi ka arritur të shënojë gjashtë gola në tre ndeshjet e para në Champions League dhe është kthyer në një objektiv për disa prej klubeve më të mëdha në Europë.

Manchester United dhe Real Madrid përfliten si të interesuara për shërbimet e 19-vjeçarit, i cili njihet mjaft mirë nga Ole-Gunnar Solskjaer. Ky i fundit e ka stërvitur sulmuesin te Molde dhe do e donte në skuadrën e tij në Premier League.

Tuttosport raporton se Salzburg e vlerëson sulmuesin me 100 milionë euro dhe Juventusi është gati të futet në këtë ankand, duke tentuar të përdorë edhe faktin që Mino Raiola e ka në mënaxhim Haaland.