Ministritë e Qeverisë Shqiptare, përveç bashkëpunimit në shumë punë të ndryshme, kanë vendosur të oraginizojnë edhe një kampionat futbolli që do të zhvillohet mes Minisitrive të ndryshme.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar dhe ndeshja e parë, e cila ka qenë mes Ministrisë së Bujqësise që drejtohet nga Bledi Cuçi dhe Ministrisë së Arsimit.

Në takimin e parë të zhvilluar mes tyre në një nga fushat sportive të kryeqytetit, fitimtarë ka dal skuadra e Ministrisë së Bujqësisë.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe vetë numri një i këtij institucioni, Bledi Çuçi, i cili ka udhëhequr ekipin e tij në fitoren e arritur ndaj homologëve të tyre të Ministrisë së Arsimit.

Kampionati do te vijojë sërish me duelet mes Ministrive të tjera.