Libri më i ri i shkruar nga aktorja hollivudiane Demi Moore, pritet të dalë së shpejti në treg, dhe të gjithë presin me padurim, një libër plot sekrete ‘të errëta’ të jetës së saj.

Demi Moore ka rrëfyer në këtë libër biografik dhe marrëdhënien e turpshme me ish-bashkëshortin e saj Ashton Kutcher, me të cilin ka kryer treshe vetëm për t’i plotësuar dëshirën.

Demi Moore ka zbuluar në një kujtim të ri se ajo dhe ish-burri Ashton Kutcher kishin kryer dy treshe gjatë martesës së tyre, dhe se ai më pas i përdori takimet për të shpjeguar mashtrimin e tij të mëvonshëm me tradhtitë e vazhdueshme.

Moore tha se ajo vetëm dëshironte ta kënaqte Kutcher duke u përfshirë në seksin tresh, por tani beson se ai veprim ishte një “gabim”, raportoi Radar.

“Doja t’i tregoja se sa e shkëlqyeshme dhe argëtuese mund të isha,”– shkruan ajo në librin “Inside Out”, sipas medieve të huaja.

Libri me të gjitha detajet tronditëse mbi jetën e aktores së famshme Demi Moore “Inside Out” është vendosur të publikohe në 24 shtator të këtij viti.