Emigrantët zgjedhin rrugë të ndryshme për të kaluar kufirin për një jetë më të mirë drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Tetë shtetas afganë zgjodhën të kalonin doganën e Kakavijës duke hipur në rimorikon e një maune të mbushur me portokalle.

Ata kishin ngrënë aq kaq shumë portokalle sa dy prej tyre kishin diarre.

Por rrugëtimi i tyre u ndërpre nga oficerët e doganës që i pikasën në skaner. Argjirolajm.net sjell pamje të klandestinëve të fshehur brenda kamionit që vinte nga Greqia.

Shoferi i mjetit, një 21 vjeçar nga Mali i Zi me inicialet B. R, tha se nuk kishte dijeni për prezencën e afganëve në maune.

Policia bllokoi maunen me portokalle dhe 21-vjeçari po merret ne pyetje nga autoritetet kufitare.

Më poshtë video dhe foto e kamionit në skaner.