Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është thirrur për të dëshmuar në Hagë.

Rama thotë se sado e padrejtë është ftesa për në Hagë për luftëtarët e UÇK-së, duhet treguar e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull.

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”, shkruan Rama.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama