Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami ndërsa ka komentuar situatën politike në vend, e ka cilësuar si domosdoshmëri që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në studion e “Ditari” në A2 CNN, Islami theksoi edhe tre mënyrat që sipas tij do të çonin në zgjedhje të parakohshme.

“Jemi në kushte e një krize të thellë dhe nëse nuk shkohet në zgjedhje të parakohshme situata do të bëhet edhe më keq dhe unë do të them tre mënyrat se si mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

“Së pari, një mënyrë është me vullnet të mirë, ku secila palë të kuptojë situatën në të cilën ndodhet vendi.

E dyta, është që opozita të bëjë protesta të mëdha, që të detyrohet Rama të largohet.

Dhe e treta, që opozita të vazhdojë këtë poziocion që ka dhe Rama të rrënohet , por kjo është e rëndë për shqiptarët dhe për ekonominë”-tha Islami.