Futbollisti i njohur shqiptar, i cili luan me Zvicrën, Granit Xhaka, shumë shpejt do të bëhet baba për herë të parë. Partnerja e tij, Leonita, është në pritje të ëmbël dhe nga postimet në rrjete sociale çifti ka lënë të kuptohet se do të bëhen me djalë. Më herët, Xhaka kishte njoftuar se po mendonte të largohej përkohësisht nga futbolli, ndërsa tani e ka marrë zyrtarisht këtë vendim.

Sipas tij, në jetë ka gjëra shumë më të rëndësishme sesa futbolli, si përshembull të bëhesh baba.

“Ka gjëra shumë më të rëndësishme dhe të veçanta në jetë sesa futbolli. Si për shembull të bëhesh baba. Me Seferoviç ndodhi e njëjta gjë, ne ramë dakord që ai të jepte gjithçka kundër Irlandës dhe më pas të linte ndeshjen tjetër, për t’u bashkuar me familjen. E njëta gjë do të ndodhë edhe me mua.”- u shpreh ai sipas “sot.com.al”

Kujtojmë se Granit Xhaka dhe partnerja e tij, Leonita, kanë një histori të gjatë dashurie. Dyshja u fejua në prill të vitit 2015.

Parashikohet që bebushi i tyre të vijë në jetë në mes të muajit tetor, atëherë kur do të luhen edhe ndeshjet e kombëtareve për eliminatorin europian.