Juventusi kërkon të rrëmbejë Iscon nga Real Madrid. “Zonja e Vjetër” synon t’i japë një tjetër dhuratë Maurizio Sarri-t me “magjistarin e topit”. Spanjollët duan 80 milionë euro, një shifër e frikshme që italianët duan ta shmangin.

 

Drejtuesit e kampionëve të Italisë kanë menduar një plan B për të arritur tek Isco. Ata presin që Reali të nisë sulmin final për Pogbanë. Francezi kushton shumë shtrenjtë dhe do të rëndonte shumë arkat e “Galaktikëve”.

Ekipi italian ka dalë nga gara për mesfushorin e Manchester United, por nëse Reali e afron në “Santiago Bernabeu” do të nisin sulmet për Iscon. Hapësirat për lojtarin zvogëlohen dhe Florentino Perez do të ulte çmimin e tij për të përfituar sado pak.