Juventusi është i gatshëm ta ofrojë mesfushorin Adrien Rabiot në shkëmbim për mesfushorin e Tottenham Hotspurt, Christian Eriksen, edhe pse francezin e transferoi këtë verë.

Kontrata e Eriksenit skadon në fund të këtij sezoni dhe Tottenham nuk duket të jetë në gjendje ta bindë danezin ta zgjasë kontratën, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi është klubi i vetëm që është i gatshëm t’i plotësojë kërkesat e Tottenhamit për Eriksenin në janar, por Le10Sport shkruan se Juventusi ka hyrë në garë për të tani.

Sipas uebsajtit francez, kampioni italian do ta propozojë një marrëveshje shkëmbimi Rabiot-Eriksen.

Rabiot i ka luajtur vetëm 206 minuta futboll garues për bardhezinjtë që prej transferimit nga Paris Saint-Germaini këtë verë.