Juventusi po përballet me veprimet ligjore nga organizatorët e ndeshjes me Yjet e Koresë, për shkak të mos aktivizimit të Cristiano Ronaldos përballë tyre.

34-vjeçari qëndroi në stolin e rezervave gjatë barazimit 3-3 ndaj Yjeve të Koresë, dhe nuk luajti për asnjë minutë në atë ndeshje.

Kjo nuk iu ka pëlqyer aspak organizatorëve, të cilët dëshironin që ai të luante të paktën 45 minuta, dhe kërkonin një dëmshpërblim.

Por më vonë organizatorët kanë dalë me një njoftim ku shprehen: “Ne sinqerisht kërkojmë ndjesë për tifozët, që Ronaldo nuk luajti atë ndeshje, pasi më vonë në zbuluam se ai kishte një problem muskulor. Ne do të tregohemi më të kujdesshëm herë tjetër, për të mos zhgënjyer tifozët”, u shprehën organizatorët.

Ata pretendonin se nuk ishin njoftuar se Ronaldo nuk do të aktivizohej, dhe kërkonin një dëmshpërblim për shkak se zhgënjyen tifozët.

Mirëpo më pas janë vënë në dijeni të një dëmtimi të portugezit, dhe e kanë mbyllur me mirëkuptim.