Ndryshime të mëdha në formacionin e Juventusit për ndeshjen e fundjavës kundër Veronas në Serie A.

Kalendari i ngjeshur gjatë kësaj periudhe por ngarkesa e madhe që kanë marrë disa lojtarë të cilët kanë luajtur edhe me kombëtaret e tyre kanë detyruar trajnerin Maurizio Sarri të bëjë disa ndryshime në formacion dhe të aktivizojë lojtarët që kanë luajtur më pak.

Emre Can i cili nuk është në listën Champions pritet të zërë një vend në mesfushë ashtu si edhe mbrojtësi Demiral që do të zëvendësojë De Ligt.

Në portë titullar do të jetë Buffon. Në dyshim është edhe Gonzalo Higuain i cili mund të zëvendësohet nga Paulo Dybala.