Nga Arsen Hoxha, ish arbitër i FIFA-s

Me shume se gabimet e arbitrave qe ne pjesen dermuese kane qene te natyres njerzore, po influencojne per keq disa gabime interpretuese te specialisteve te ftuar ne studiot televizive.

Ironia me e madhe eshte se ne disa raste mendime me objektive se ata, kane dhene te ftuarit e tjere qe asnjehere nuk e kane praktikuar detyren e veshtire te arbitrit.

Kjo ndodh se disa prej specialisteve nuk po shkeputen dote as nga e kaluara e tyre si arbitra dhe as nga hija e zeze e shefave te tire, madje edhe kur ata nuk ua kerkojne nje gje te tille.

Jane te shumta rastet qe eshte abuzuar ne javet e shkuara. Dikush mund te thote se nuk u be kjameti, por ne fakt demet qe i sjellin fushes se arbitrimit spiegimet dhe justifikimet jo profesonale, kane ndikim te larte negativ ne formimin e arbitrave veçanerisht te rinj.

Ne minuten e tete ne ndeshjen Luftetari- Bylis, nje mbrojtes gjirokastrit nderhyne ne menyre teper te rrezikshme. Nuk mund te themi se ishte e qellimshme, por ishte plotesisht nga pakujdesia. Ishte nje akt violent, qe duhesh ndeshkuar me karton te kuq. (Shiko fotot 1, 2 dhe 3.)

Arbitri e gjykoje se kartoni i verdhe ishte i mjaftueshem. Por ajo qe ndikon keq ne qendrimin e ardheshem te po ketij arbitri apo te kolegeve te tij eshte se si do te veprojne ata ne rastet analoge te se arthmes, kur nga eproret e tyre degjojne spjegime qe nuk kane asgje te perbashket me frymen e rregullave?

Kur thone se eshte me shume se sa e verdhe , eshte roze si karton, natyrisht qe ngel i habitur, sepse rregullorja po edhe vete sportistet apo sportedashesit njohin vetem dy kategorizime shkeljesh. Ato qe duhen ndeshkuar me te verdhe apo me te kuqe. Roza ne cilen kategori futet mos vall qendron ne ajer?

Si duhet ta kuptojne arbitrat mendimin e eproreve tyre kur degjojne: ‘’ Nuk do te ishte ndonje çudi per ta nxjere me te kuqe, por te them kartoni i kuq tani rruhet shume per t’u nxjere sepse prishin ballancat e nje ndeshje dhe ishte minuta e tete. Mund te ishte edhe karton i kuq’’ Te gjithe arbitrat, ne menyre te veçante te rinjte qe i marin si serioze keto orjentime te dhena nga me te vjetrit, orientohen gabim. Ata duhet te kene parasysh se ajo qe rregullorja kerkeon prej tire , nuk eshte ruajtja e ekujlibrave nepermjet manovrimeve, por gjykimi me objektivitet te larte dhe me kurajo i te gjitha shkeljeve qe ndodhin gjate lojes duke filluar qe nga sekondat e para e deri ne renien e birbilit perfundimtar.

Mendoni per nje rast nje arbiter qe mbi bazen e justifikimit te gabuar, le pa ndeshkuar nje lojtar fajtor qe meriton kartonin e kuq, thjeshte se loja eshte ne minutat e para te saj.

Ç’fare qendrimi do te mbaj ai me vone, ne nje rast analog qe ndodh diku nga mesi i lojes, perseri nuk do ta ndeshkoje?

Po ne se e ndeshkon, a ka ai te drejte morale kur ne minutat e para te lojes nuk e ndeshkoje lojtarin kundershtar, qe do te thote se ekipit kundershtar per faj te lojtarit te tyre do te ishte i detyruar te luante me nje lojtar me pak?

Arbitri nuk i rruan dote ekujlibrat e ndeshjes duke falur fajtoret duke bere keshtu dhurata per ta, por vetem duke gjykuar me te njejtin standart te gjitha shkeljet, pavarsisht se kush i ben dhe ne çfare minute ndodhin ato.

Po ju rikujtoj vetem qendrimin teper profesional qe mbajti gjyqtari i FIFA-s, qe gjykoje ne Turqi ndeshjen me Shqiperine. Ai pa hezitim ndeshkoje ne tre raste lojtaret fajtor edhe pse ishin ne minutat e para te lojes.

Te trumbetosh se po eleminohen kartonat e kuq deri ne limitin e mundshem sepse nuk do asnjeri te shikoje nje ndeshje me nje lojtar me pak, eshte njelloj sikur te thuash se rregulli 12 qe ben fjale per nderhyrjet e palejushme dhe sjelljet e pahijshme, eshte hequr nga Rregullat e Lojes.

Ne minuten 27 kemi nje penallti te pa dhene ne favor te ekipit gjirokastrit. Lojtari sulmues nr.14 shkon me top ne drejtim te portes kundershtare ( Foto 1).

Lojtari mbrojtes kundershtar i afrohet dhe me gjoks e shtyn nga prapa sulmuesin (Foto 2).

Ne foton 3 sulmuesi gjirokastrit godet topin majtas per t’u shmangur nga mbrojtesi, por nuk mund te spostohet majtas sepse siç duket ne foton 4 dhe 5, lojtari mbrojtes e shtyne ate nga prapa duke e spostuar perfundimisht nga mundesia per te luajtur me topin.

Ne foton 6 duket shume qarte se sa eshte spostuar lojtari sulmues nga topi si pasoj e shtytjes nga prapa te bere nga mbrojetesi.

Kjo eshte nje penallti e paster sepse :

1- Lojtari mbrojtes e shtyn ate nga prapa dhe e sposton nga mundesia per te vazhduar zotrimin e topit.

2- Ne asnje rast te vetem lojtari mbrojtes nuk eshte ne nje lufte trup me trup, sepse ai nuk ndodhet ne krah te sulmuesit dhe ne mundesi te barabarta per te luajtur topin. Ai deri ne perfundim te aksinit shtyn nga prapa lojtarin sulmues.

Ky me te vertete qe ishte nje aksion i shpejte, por arbitri Jorgji nuk mund te justifikohet sepse nderhyrja nga prapa ne nje loje pa top e lojtarit mbrojtes ishte fare e paster.
Por te justifikosh arbitrin duke thene: ‘’ Nuk ishte penallti sepse po ta kishte prekur do te kishte rene direkt,, eshte jo profesional. Kur jepet nje denim jashte apo brenda zones se penalltise, ne rregullore nuk ka asnje kushte se lojtari sulmues duhet te bjere pa tjeter ne toke.

Ajo qe eshte vendimtare eshte ne se kontakti fizik i mbrojtesit nga prapa sulmuesit influencoje tek ai qe te mos realizoje goditjen e topit ne porte? – nese po ajo eshte nje penallti e paster, edhe pse sulmuesi mund te mos bjere ne tok. Thenia tjeter si ai lojtari (sulmues) nuk do te kishte bere edhe tre hapa , pastaj eshte kujtuar se duhet te bjere, eshte qesharake.

Po te shikojme foton 5 dhe 6, duket shume qarte se edhe kur topi se paku ka ngele 4 meter prapa te dy lojtareve, mbrojtesi vazhdon ta shtij me trupin e tij sulmuesin.
Regullat e lojes e pecaktojne shume qarte se asnje mbrojtes nuk ka te drejte te shtyje , pengoje apo terheq nga prapa lojtarin sulmues. Ai mund te nderhyje vetem nga anash kur ka mundesi qe te godase topin. Ne te kundert eshte faull dhe brenda 16 metershit penallti.

Mos lejimi i ndrimit te lojtareve per nje kohe te gjate, vetem thjesht se nuk po punonte tabela elektronike eshte nje varferi e madhe mendore dhe intelektuale ne rradhe te pare e vet arbitrit Jorgji , arbitrit te katert dhe ndihmesave te tij, por edhe e delegatit dhe vezhguesit qe ne kete situate qesharake, hezituan te jepnin kontributin e tyre te vlefshem, nese zgjidhjen e mendonin krejte ndryshe nga arbitrat ne fushe.

Tabela eshte nje mjet ndihmues, kursesi nuk mund te jete percaktues ne se duhet te behet nje zevendesim apo jo. Ate e bejne zyrtaret e ndeshjes dhe jo mjetet ndihmese Mendimi i dhene se traineri i Luftetarit duhesh debuar nga fusha, eshte po aqe i çuditdhem sa edhe qendrimi i arbitrave ne fushe.

Qendrimi i tij ishte teper modest dhe i lavderushem ne ate situate aqe anormale dhe qesharake qe u krijua nga vete arbitrat ne fushe.

Per kete teme eshte folur edhe shume here te tjera por akoma, nga ata qe marin persiper anlizen e punes se arbitrave, me e rendesishme eshte marrja ne mbrojtje e arbitrave qe gabojne apo institucionit qe i ka ata ne vartesi, se sa tregimi i se vertetes profesionale per te ndihmuar arbitrat e tjere, veçanerisht te rinjte qe te risin nivelin e tyre te gjykimit.