Marrëveshja për të siguruar një dalje të lehtë të Britanisë nga Bashkimi Europian është ende e mundur, por rreziku i “hard Brexit” është gjithashtu shumë i vërtetë, sipas presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Juncker tha për Parlamentin Europian se Kryeministri Boris Johnson i ka thënë se Londra kërkon ende një marrëveshje të tranzicionit, por dalja do të zhvillohet qoftë dhe pa atë më 31 Tetor. Deputetët pro-Brexit duartrokitën në dhomën në Strasburg. Juncker përsëriti mesazhin e tij publik duke thënë se Londra duhet të japë propozime realiste për të zëvendësuar masën e kufijve të Irlandës.

“Kemi shumë pak kohë. Rreziku i daljes së Britanisë pa marrëveshje është i vërtetë. Unë nuk jam i lidhur emocionalisht me masën parandaluese të Irlandës. I kam këruar kryeministrit Boris Johnson që të zgjedhë alternativa,” tha Junker.

Megjithatë, shumë deputetë të BE paralajmëruan kundër daljes pa marrëveshje. Parlamenti pritet të adaptojë një rezolutë më vonë gjatë Javës që do t’i japë Britanisë një shtyrje tjetër të Brexit. Kreu i negociatave i BE, Michel Barnier, tha se Brexit pa marrëveshje nuk është se do të zgjidhë ndonjë çështje në lidhje me të drejtat e BE, kufirin me Irlandën dhe detyrimet e Britanisë ndaj buxhetit, duke mbrojtur mundësinë e arritjes së një pakti.