Secili nga ne gjëja e parë që bën në mëngjes është leximi i Horoskopit për të parë se çfarë e pret gjatë ditës. Por ajo që nuk dimë janë disa fakte interesante dhe shumë misterioze ndër vite që na ka mbajtur të fshehtë Horoskopi. Prandaj mëposhtë ne do ju rendisim disa fakte interesante që ju të keni mundësinë për të mësuar më shumë rreth shenjës tuaj.

Ja cilat janë sekretet e mëdha të Horoskopit: Në historinë e të gjithë presidentëve botërorë, Akrepi dhe Peshqit janë dy shenjat që kanë qenë më së shumti në krye të shteteve. Ka pasur vetëm 3 presidentë të shenjës së binjakëve. Gaforret janë më të rrezikshmit: Një analizë e të dhënave nga FBI zbuloi se të arrestuarit për krime të ndryshme ishin më së shumti të shenjës së Gaforres dhe krimet e tyre ishin ndër më të rëndat gjithashtu. Horoskopi është shumë më i hershëm se ç’mendojmë: Horoskopi më i vjetër në botë që është zbuluar deri më tani, daton në 29 prill të vitit 410 p.e.s.

Luanët janë më të predispozuar për të bërë palestër: Një studim mbi 10 mijë gra dhe vajza angleze zbuloi se ato që i përkisnin shenjës së Luanit janë dy herë më të predispozuara të shkojnë në palestër se shenjat e tjera. Në Japoni përdorin grupin e gjakut në vend të shenjave të horoskopit: Në vend të shenjave zodiakale, në Japoni e përcaktojnë personalitetin sipas grupit të gjakut, ndaj nuk është e pazakontë të të pyesin se çfarë grupi gjaku ke. Virgjëreshat janë shenja më e diskriminuar: Në Kinë, një punë marrës postoi listën e kandidatëve që kërkonte, ku specifikonte se nuk duhet të ishin të shenjës Virgjëresha. Po ashtu, nuk donte as të punësuar të shenjës së Akrepit. Gruaja që postoi këtë listë tha se e bënte këtë, pasi janë agresivë dhe kritikues.

Shigjetarët kanë dy herë më shumë mundësi për t’u bërë të famshëm: Një kërkim i kryer nga Cartoon Network zbuloi se të lindurit nën shenjën e Shigjetarit, janë dy herë më të prirur për t’u bërë të famshëm. Probabiliteti është një në pesë fëmijë të lindur në këtë periudhë të zodiakut. Luanët janë drejtuesit më të këqij të makinës: Shërbimi australian i makinave “Go Get” analizoi mbi 100 mijë përdorues të tij dhe zbuloi se të lindurit nën shenjën e Luanit janë drejtuesit më të këqij të makinave.

Bricjapët janë më tradhtarët: Nga të gjitha shenjat zodiakale, Bricjapët janë ata që përdorin më së shumti ëebsite-in për takime jashtë martesore “Ashley Madison” dhe ata që takohen më së shumti me personat e ofruar në këtë rrjet. Dashët përbëjnë korpusin e miliarderëve: Analizat nga lista e milionerëve që ka publikuar Forbes, tregojnë se personat që përbënin numrin më të madh në listë ishin të shenjës së Dashit. Kjo shenjë njihet për vendosmërinë që ka. Liderët Botërorë janë më së shumti Akrepë: Analizimi i të dhënave nga Vocativ, tregon se më së shumti liderët botërorë janë Akrepë, me gjithsej 22 të tillë. Akrepat janë të njohur për pavarësinë e tyre dhe ambicien.

Klasifikimi yt mund të jetë i gabuar: Toka lëkundet rreth aksit të saj dhe ky fenomen quhet “influenca gravitacionale”, gjë që çon në mendimin se klasifikimi juaj astrologjik mund të mos jetë i saktë. Një Papë vizatoi horoskopin e tij: Edhe pse astrologjia nuk u përqafua kurrë nga Kristianizmi, kjo nuk e ndaloi Papën Sixtus IV nga vizatimi dhe interpretimi i horoskopit për veten e tij në shekullin e XV-të.

Zodiaku ishte fillimisht për bujqësi: Astrologjia fillimisht përdorej si një kalendar agrokulturor për të ndihmuar njerëzit të kuptonin se kur ishte periudha për të farëzuar tokën dhe kur duhej të korrnin, duke përdorur pozicionin e yjeve në qiell. Një astrolog parashikoi Hitlerin: Një astrolog gjerman, i quajtur Fran Elsbeth Ebertin bëri parashikimin astrologjik të Hitlerit, më 1924-n dhe parashikoi ngjitjen e tij në pushtet.

Atletët më të mirë janë më së shumti të shenjës së Ujorit: Një analizë e atletëve më të mirë, zbuloi se atletët më të mirë ishin në 21% të rasteve të shenjës së Ujorit Vrasësit serial janë zakonisht të këtyre dy shenjave:
Duke parë një listë të vrasësve më të njohur serialë në Amerikë, dy janë shenjat më të zakonshme se të tjerat: Peshqit dhe Binjakët dhe Peshqit.

Një burrë riktheu horoskopin sërish në modë: Popullariteti i astrologjisë ishte në rënie të thellë, por një astrolog, i quajtur R.H. Naylor e risolli ‘në jetë’ kur shkroi horoskopin për princeshën Margaret kur ajo lindi. Më pas horoskopi nisi të ishte në një kolonë të gazetës çdo javë, duke u kthyer në shumë popullor në mbarë botën.

Disa shenja fitojnë më shumë para se të tjerat- Një studim nga “CareerBuilder” zbuloi se kush është i shenjës së Akrepit, Luanit, Gaforres dhe Demit kanë mundësi të fitojnë deri në 100 mijë dollarë në vit. Këto shenja fitojnë më pak- Fatkeqësisht për ta, Ujorët dhe Bricjapët fitojnë më pak para nga shenjat e tjera: më pak se 35 mijë dollarë në vit.

Demat kanë shqisën e të prekurit më të zhvilluar se të tjerët: Astrologët besojnë se Demat janë më të ndjeshëm në prekjes, ndaj nëse ke lindur midis 20 prillit dhe 20 majit, dhe je veçanërisht i ndjeshëm nga gudulisjet, tani e di përse. Peshqit kanë mendime të errëta: Një studim i publikuar mbi perceptimet dhe aftësitë motorike për të parë nëse njerëzit kishin tendenca vetëvrasëse, u vu re se vetëm Peshqit kishin një përqasje të tillë. Binjakët braktisin më së shumti punën: Për shkak të natyrës së tyre të dy-fishtë, Binjakët kanë namin se braktisin më shpesh se të tjerët punët e tyre.

Mund të diplomohesh në Astrologji- Nëse je shumë i/e apasionuar pas astrologjisë, është një shkollë ku mund të shkosh dhe të diplomohesh.