Për të ruajtur paqen, duhen ushtarakë të përgatitur. Edhe togerja Jonida Prifti tashmë ka marrë një spuperspecjalizim në Britaninë e Madhe, gjë që e bën atë me vlera të veçanta për ushtrinë Shqiptare. Lajmi i përgatitjes së saj jepet nga Ambasada Britanike në Tiranë.

“Urime Togeres së re Jonida Prifti nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, e cila, pas një kursi intensiv 12-mujor, u diplomua në Mbretërinë e Bashkuar, në Akademinë Mbretërore Ushtarake të Sandhurstit (RMAS).

Akademia Ushtarake Mbretërore e Sandhurstit është një Institucion prestigjioz ushtarak ku diplomohen oficerët e rinj të Ushtrisë Britanike si edhe një numër i konsiderueshëm kadetësh të huaj të ftuar nga vendet partnere dhe aleate.

Në këtë institucion oficerët e rinj stërviten në marrjen e përgjegjësive të drejtim-kontrollit dhe komandimit. Kursi i formimit të oficerëve në RMAS mbulon gjerësisht lëndët ushtarake, ato praktike dhe akademike si edhe promovon një nivel të jashtëzakonshëm stërvitjeje individuale dhe asaj në grup”, shkruan Ambasada Britanike.