Festa e ‘çmendur’ në fund dhe përmbysja e paimagjinueshme mund të mos ishte realizuar nëse në “Anfield” nuk do të ishte një kapës i vëmendshëm topash. Për këtë arsye 14-vjeçari që i dha topin me shpejtësi Trend Alexander-Arnold po konsiderohet si hero në Angli.

Bëhet fjale për futbollistin e akademisë së Liverpool-it, Oakley Cannonier, i cili ka zbatuar me përpikmëri detyrën e tij, duke mos humbuar asnjë seond për t’i dhënë topin mbrojtësit, i cili më pas nisi me shpejtësi goditjen e këndit duke kapur në befasi Barcelonën.

Cannonier me veprimin e tij ka bërë për vetë të gjithë tifozët e Liverpool, po përveç kësaj po lavdërohet edhe nga një ish-futbollist i “the reds”, Graeme Souness, i cili ka deklaruar: “Liverpool t’i japë biletë për finale dhe dy bileta për kampionatit tjetër!”