Prej ditës së djeshme vazhdojnë replikat mes Rezarta Shkurtës dhe djalit të ish-Kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Vetëm para pak minutash këngëtarja i është përgjigjur Shkëlzenit i cili më herët e “kërcënoi” Rezarta Shkurtën se do ta padisë në gjykatë.

” Jam e lumtur që të paska djegur kaq shumë more Zeni Berisha. Nuk i trembem gjykatave të cilat ju kanë lënë të lirë ju pseudo “demokratëve” sepse vetëm demokraci nuk keni sjellë, por jeni të përlyer me gjak nga koka te këmbët… I trembem vetëm gjykimit të Zotit dhe fatkeqsisht për ty, aty smund të korruptosh.”- shkruar Rezarta.

Reagimi i Shkëlzen Berishës: 

“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”, shkruan Shkëlzeni.

Reagimi i Shkëlzenit erdhi pasi këngëtarja Rezarta Shkurta replikoi me Sali Berishën, që merrej me të shoqin e saj, Ermal Hoxha, të cilin e sulmonte se nuk bëri burg sa duhej për përfshirjen në trafikun e drogës. Ajo shkruante se Sali Berisha duhet të shohë të birin, që ka vrarë fëmijë në Gërdec, dhe nuk ka bërë një ditë burg.

Dhe sa herë Shkëlzenit i përmendet Gërdeci, bëhet nervoz, duke iu kërcënuar kujtdo që ia përmend, se do e padisë në gjykatë. Kujtojmë se djali i Berishës bëri të njëjtën gjë edhe me gazetarin amerikan Guy Lawson, por me të cilin përballjen në Gjykatën e Floridas e humbi. Lexo.al/