Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi.

Korçari nuk do të jetë më në stolin e “Djemve të Detit”.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë.

Kujtojmë që 40-vjeçari ishte pjesë e Teutës prej 2 sezonesh.

Njoftimi i Teutës:

Zyrtare: Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë.