Ka nisur java Europiane e Lëvizshmërisë në bashkinë Klos e lëvizshmëri dhe transportin me fokus përmirësimi i shëndetit publik dhe cilësisë së jetës përmes lëvizjes me biçikleta.

Edhe bashkia Klosi u bë pjesë e këtyre aktiviteteve si në mbarë Europën dhe bashkitë e tjera të Shqipërisë në kuadër të fushatave të mbështetura nga Këshilli i Europës dhe Drejtoria e përgjithshme për lëvizshmëri dhe transportin.

Qëllimi i këtij aktiviteti promovon transport të pastër dhe pa makina në qytetet tona. Aktiviteti u zhvillua në Bashkëpunim me nxënësit e Shkollës 9-Vjeçare “Tahir Hoxha “ me moton “Lëvizim me Biçikleta” dhe “Siguria në Rrugë.

Pjesë e këtij aktiviteti ishin mësues dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare, aktiviteti i cili vazhdoi me informim mbi sinjalistikën rrugore dhe lëvizjen pa makina.

Fokusi i këtij aktiviteti ishte përmirësimi i shëndetit publik dhe cilësisë së jetës përmes lëvizjes me biçikleta dhe informim e diskutim me nxënësit rreth sinjalistikës rrugore.

Qëllimi i Njësisë së Integrimit Europian është për një informim dhe ndërgjegjësim sa më të gjerë te publikut.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë është fushatë për edukim dhe ndërgjegjësimin e banorëve për lëvizshmërinë urbane të qëndrueshame. Kjo fushatë arrin kulmin në ditën pa makina dhe është nisëm e Këshillit të Europës dhe Drejtoria e Përgjithshme për Lëvizshmërinë dhe Transportin.