Aktorja Olta Gixhari këtë verë e ka kaluar më së shumti në Spanjë, ku aventurat nuk kanë munguar. E veshur me rrobebanjo të zeza që nxjerrin në pah hiret e saj të lakmuara, Gixhari ka postuar një pozë në të cilën përgatitet për “searf”.

“Do të pres për dallgën perfekte”– shkruan aktorja seksi bashkëngjitur fotos së postuar në rrjete sociale.

Por, lidhur me tekstin e shkruar ka reaguar dhe moderatorja simpatike, Xhemi Shehu, e cila i komenton: “Nuk e di si të le dallga me prit ty”.

Menjëherë i është përgjigjur Olta Gixhari: :“Janë t’poshtra mi”.

Duket se edhe Xhemi Shehu e simpatizon aktoren Olta Gixhari, që ka fituar simpati jo vetëm me aktrimin por edhe me bukurinë e saj!