Moderatorja e njohur e ekranit Roza Lati ka shkuar të pushojë në Malin e Robit. Përmes një video në Instastory ajo tregon dhe “sh.errin” me mamanë e saj, Ritën, e cila dyshon se e bija mund të jetë vetëm fare në hotel.

Roza ia bën të qartë mamasë së vet se ndodhet e vetme atje, pasi ka nevojë për të rikuperuar energjitë.

“Rita Lati të përshendes dhe mos kujto se jam këtej nga Mali i Robit me ndonjë person. Jam tek pull vetëm dhe Cacon. Kam ardhur vetëm se kam nevojë të rikuperoj energjitë. Unë mendoj se ne që jemi njerëz hiperaktivë që iu japim shumë të tjerëve, është një moment në jetë të shkëputemi dhe të rigjenerohemi. Mami po dyshon me kë ke shkuar ti andej, se nuk ka mundësi të kesh shkuar vetëm”, thotë Roza.